Aksion i forcave speciale në Mitrovicë, disa të arrestuar për vrasjen e Ivanoviç

Policia e Kosovës ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Raportohet se janë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Policia ka bastisur dy pika të Mitrovicës. Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut dhe raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Televizioni publik serb RTS citon Igor Simic, udhëqësin e Listës Serbe që thotë se janë arrestuar dy persona.

Dragisha Markovic është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës që po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit. Po ashtu, sipas RTS, i arrestuari tjetër është Marko Rashic.
Ndërkohë, më herët është raportuar se janë arrestuar katër persona.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4QgWCuIelvk]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne