Aktiviteti kulturor Trio-Turke në Serbi

Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, nga ana e Institutit Junus Emre u organizua aktiviteti me titull “3T-Trio; Gjuha Turke, Kultura Turke dhe Kuzhina Turke”.

Në fazën e parë të aktivitetit “3T-Trio” u shpjeguan të përbashkëtat e traditave të dasmave në Turqi dhe Serbi.

Pjesëmarrësit në aktivitetin kulturor, ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, patën rastin të bisedojnë për traditat e dasmave në të dyja vendet.

Në filmin e shkurtër ku tregoheshin traditat e dasmave theksohet se mbrëmja e kënasë dhe kordelja e kuqe që lidhet pas belit të nuses është e njëjtë në dasmat e të dyja vendeve.

Pjesëmarrësit në aktivitetet patën gjithashtu mundësinë të shijojnë shembuj tradicionalë të kuzhinës turke si pilaf e bakllava./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne