Bota

Turqia dhe Irani do të ndërmarrin operacione të përbashkëta kundër PKK-së

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu bëri të ditur se Turqia do të ndërmarrë operacione të përbashkëta me Iranin kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministri Soylu i bëri një vlerësim rendit të ditës për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA).

Soylu theksoi se me operacionet e ndërmarra viteve të fundit organizata terroriste ka pësuar humbje të mëdha, është ulur mjaftë numri i pjesëmarrjes në organizatë, ndërsa është rritur numri i të vetëdorëzuarve.

Duke vënë në dukje se në kufi janë marrë masa serioze të sigurisë dhe se në kufirin jugor të Turqisë kanë vendosur njërën prej sistemeve më bashkëkohore në botë, ministri Soylu tha: “Ne vendosëm dhe vazhdojmë të vendosim njërën prej sistemeve më bashkëkohore të sigurimit të kufirit me shtylla, senzorë dhe kamera. Tani çdo vend i kufirit tonë mund të monitorohet me kamera”.

Ministri preku edhe në një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me Iranin gjatë këtij procesi, ku tha se “Ne e bëmë një vlerësim me Iranin. Këtë po e publikoj për herë të parë. Në dhashë Zoti së bashku me Iranin do të ndërmarrim një operacion kundër PKK-së. Ndërmarrja e një operacioni të përbashkët me Iranin është tezë e shtetit turk për një kohë e gjatë”.

Ai theksoi se me Iranin kanë bërë vlerësime reciproke të informatave të inteligjencës, ndërsa tha se janë hedhur shumë hapa të mira./ trt

OPINIONE