Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit ka “goditur” të tjera raste të subjekteve që ushtrojnë aktivitet pa licencë.
Njoftimi i AKU:
AKU NDËRPRET AKTIVITETIN NË 4 SUBJEKTE, RESTORANTE DHE MAGAZINA USHQIMORE TË PALICENCUARA. KUNDRAVAJTJET NDËSHKOHEN ME 6.81 MILION LEKË
Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Tiranë dhe Fier ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Magazinë ushqimor”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,810,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet.
Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!/ballkanweb