Sociale

Akuza për punën e BE në Shqipëri? Reagon zëdhënësi i KE: Të pabaza, mbështesim veprimtarinë e delegacionit dhe ambasadorit Soreca

Zëdhënësi i komisionit evropian Peter Stano ka reaguar përmes rrjetit social Tëitter në lidhje me disa akuza për punën e BE-së në Shqipëri.

“Akuzat në disa media që vejnë në pikëpyetje punën e delegacionit të BE-së në Shqipëri janë të pabaza.

Qëndrimet e shprehura nga delegacioni i BE në Tiranë janë qëndrime të BE-së. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer duke përfshirë edhe reformën elektorale drejtuar nga Ambasadori Soreca dhe ekipi i tij për ta afruar Shqiperinë me Bashkimin Europian”, shkruan Stano./BW

OPINIONE

INTERVISTA