Bota

Vdekja e një tjetër afro-amerikani, ish-oficeri policor në SHBA akuzohet zyrtarisht për vrasje

Një oficer policie në Atlanta u akuzua zyrtarisht këtë të mërkurë zyrtarisht për vrasje, ndaj të shtënave me armë ndaj Rayshard Brooks, edhe ky një afro amerikan që jetonte në SHBA.

Një ish koleg që ka akuza më të lehta ka pranuar të dëshmojë kundër ish oficerit. Vdekja e Brooksit, e dokumentuar edhe me pamje filmike në rrjetet sociale, bëri që të ketë tensione në vend dhe të shmanget brutaliteti policor e racizmi në sistemin e drejtësisë amerikane, raportojnë mediat e huaja.

Brooks, babai i një fëmije 3 vjeç kurrë nuk e ka tregur veten agresivë ndaj dy oficerëve të bardhë, që qëlluan kundër tij, tha për një konferencë shtypi Prokurori i Qarkut Fulton, Paul Houard. Garrett Rolfe, oficeri që qëlloi Brooksin dhe u shkarua nesër pasi video nxorri qartë se çfarë kishte bërë, ka zyrtarisht 11 akuza, duke përfshirë vrasje, sulm vdekjeprurës me armë zjarri dhe shkelje të betimit të detyrës.

foto galeri

foto galeri

Rolfe, 27 vjeç, përballet me mundësinë e burgosjes përjetë ose dënimin me vdekje nëse merr dënim nga gjykata, shtoi Hoëard. Devin Brosnan, 26 vjeç, oficeri tjetër në vendngjarje, u akuzua për sulm të rëndë dhe shkelje të betimit të tij të detyrës, shtoi Howard.

Brosnan ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka dhënë dëshmi kundër  Rolfe, thanë prokurorët. Houard tha se të dy burrat kishin rënë dakord të dorëzoheshin para autoriteteve të /BW

OPINIONE

INTERVISTA