Akuzat e Berishës, reagon Veliaj: PD nuk del dot në fushatë. Ne me LSI marrin 60 % të votave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se Erion Veliaj po mbledh firma për të krijuar një parti opozitare.

Veliaj u shpreh se “Ilvën e degjoj shpesh por Saliun nuk e degjoj. PD është në ditën më të zeze. Asnje deputet e PD nuk del dot në fushatë në Tiranë se perballen me qytetarët persë nuk kanë bërë investime. Për këtë arsye ngujohen në çader”.

Më tej ai tha se PS dhe LSI do të shkojnë në zgjedhje bashkë dhe do të marrin 60 për qind të votave.

“Luli dhe Saliu e kishin Tiranën e bën copë e njç çike. E kuptoj sikletin e tyre. Por unë mendoj që koalicioni qeveritar do të fitoj me 60% të votave”, tha ai.

Një natë më parë në studion e Ilva Tares në Ora News Berisha akuzoi se “në Ujësjellësin e Tiranës  janë mbledhur gjithe ditën firma për të krijuar një parti opozitare, nga Erion Veliaj e shoket e tij”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne