Akuzat për korrupsion, pezullohen nga detyra drejtori dhe shefi i policisë së burgut të Rrogozhinës

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo.

Mësohet se Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet ndaj Bejos, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Organi i akuzës ka kërkuar shkarkimin e tij, me argumentimin se Bejo mund të prishë provat.

Po ashtu është pezulluar edhe shefi i policisë së burgut.

Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne