Shqiperia

Al-Jazeera: Shqipëria mbylli 4.300 bastore

Bastoret në të ardhmen do të lejohen vetëm në hotele me pesë yje, dhe atë jashtë zonave urbane.

Ligji për ndalim të bixhozit i cili është miratuar para disa muajsh ka hyrë në fuqi me 1 janar 2019 në Shqipëri me të cilën janë mbyllur 4.300 bastore.

Ndalimi i bixhozit nuk ka të bëjë vetëm në kafet me bastore, por edhe ndalesën online të vënies bast dhe bastoreve, të cilët gjer tani nuk kanë mundur të jenë në afërsi të shkollave.

Bastoret tani do të jenë të lejuara vetëm në hotele me pesë yje, dhe atë jashtë zonave urbane.

Në Shqipëria bastoret kanë qenë problem i madh, ndërsa statistika tregon se në shtetin me 2.8 milion banor në 670 banor vjen një bastor.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte nën presion të fuqishëm të lobit bixhoz por ligji megjithatë ka hyrë në fuqi.

Me rastin e ndalesës së bastoreve, sikurse edhe me vendimin e qeverisë shqiptare që të ndalohet lejimi i fishekzjarrëve, Edi Rama në Instagram ka shkruar se kësi Vit i Ri nuk është parë me vite të tëra.

Në tetor të vitit të kaluar, qeveria në Tiranë ka vendosur që prej 1 janarit 2019 të mbyll të gjitha bastoret sportive, që është paralajmëruar me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit.

Burimi : balkans.aljazeera.net/ ML