Shprehje skandaloze nga Pompeo për Turqinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo duke vlerësuar tërheqjen e shtetit të tij nga Siria bëri një skandal në lidhje me Turqinë.

Pompeo, në reportazhin e dhënë për kanalin televiziv, NewsMax u shpreh për direktivën e Presidentit, Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria dhe tha: “Këtë do ta zbatojmë në të gjitha frontet. Jo vetëm tërheqjen por të gjitha elementet e tjera të parashtruara nga presidenti; rëndësia e sigurimit të mosmasakrimit të kurdëve nga Turqia, mbrojtja e pakicave fetare në Siri; të gjitha këto janë ende pjesë e misionit të parashtruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes së prezantuesit në lidhje me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) “A është një partner i besueshëm?”.

“Ka shumë gjëra që duhet të punojmë mbi turqit. Janë aleatë në NATO. Ka shumë vende ku janë shumë mbështetës ndaj gjërave që i interesojnë amerikanëve dhe sigurisë së tyre” tha Pompeo.

“Ka edhe çështje për të cilat jemi të shqetësuar në lidhje me Turqinë” tha Sekretari amerikan i Shtetit duke vazhduar fjalët skandaloze për Turqinë dhe bëri të ditur se vazhdojnë bisedimet me autoritetet turke.

Ai rikujtoi se javën e ardhshme në Turqi do të vijë James Jeffrey, këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe shtoi: “Ka shumë fusha me të cilat duhet të punojmë me Presidentin Erdoan dhe udhëheqjen turke për të marrë rezultate të mira për Amerikën”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne