Zjarret që kanë përfshirë Shqipërinë janë bërë pjesë e raportimit të mediave ndërkombëtare.
Siç duket edhe nga pamjet,Al Jazeera ka vendosur në të njëjtin material Shqipërinë dhe Spanjën, dy vende të përfshira nga zjarret masive që kanë detyruar qindra persona të largohen nga zonat e rrezikuara.
Në videon e publikuar më 9 gusht, media e njohur sjell pamje nga zjarret në Krujë dhe operacionet në Spanjë.
Al Jazeera e vendos këtë situatë përballë asaj të Spanjës, ku përmasat e zjarreve janë edhe më dramatike, pasi me qindra mijëra hektarë janë të përfshia nga flakët që nga fillimi i vitit.
Kujtojmë se sipas të dhënave të raportuara nga Reuters më 10 gusht, në Spanjë janë djegur mbi 244 mijë hektarë në rreth 400 zjarre që nga fillimi i vitit. Sipërfaqja është rreth gjashtë herë më e madhe se ajo e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa përmasat e katastrofës në Spanjë janë shumë më të mëdha, Shqipëria po përballet gjithashtu me një situatë shqetësuese, me vatra që shfaqen në zona të ndryshme dhe që në disa raste kërcënojnë banesat dhe komunitetet.
Fakti që Al Jazeera ka zgjedhur t’i përfshijë Shqipërinë dhe Spanjën në të njëjtin raportim tregon përmasat e mëdha të me të cilin po përballen disa vende europiane, por edhe Shqipëria nuk mbetet pas./boldnews

















