Shqiperia

Alarm në kadastrën e Durrësit, familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus

Konfirmohen pozitivë për koronavirus familjarët e një punonjëse në kadastrën e Durrësit.

Kadastra e Durrësit është alarmuar pasi familjarët e specialistes së sportelit, vjehrra dhe vjehrri i saj, kanë rezultuar me Covid-19. Punonjësja ndërkohë është vetëkarantinuar.

Abc News raporton se familjarët e saj ndodhen të shtruar në spital.

Kontaktet e kësaj specialiste, kanë qenë me të gjithë specialistët e tjerë të institucionit por edhe me qytetarë.

Ndërkohë në kadastrën e Durrësit nuk ka asnjë masë siguruese ndaj Covid, ka shumë njerëz dhe të gjithë specialistët e këtij institucioni po presin udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata kanë dalë në oborr dhe nuk pranojnë më të punojnë duke larguar edhe qytetarët./tpz

OPINIONE

INTERVISTA