Alarmante situata politike në Europë, Macron: Nacionalizmi si lebrosa

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron se Europa mund të copëtohet, sipas tij për shkak të shpërthimit të nacionalizmit si puna e sëmundjes së lebrosës. Ai e krahason situatën aktuale politike në Europe me trazirat e pas luftës së Parë Botërore. Komentet e tij, si gjithmonë me fjalë të ashpra i bëri gjatë një interviste për gazetën franceze Quest France. Ai citohet nga ‘Quest France’ teksa thotë: Europa po përballet me një rrezik, me një ndarje për shkak të nacionalizmit që përhapet si sëmundja ngjitëse lebrosa nga forca të brendshme dhe të jashtme që po ndikojnë në politikën e BE-së.

Më tej ai thotë: Në një Europë që po ndahet nga frika, nacionalizmi dhe pasojat e krizës ekonomike, situata ngjason me atë që dominoi politikën europiane, krizën pas Luftës së parë Botërore.
Macron i referohet ngjarjes së vitit 1929 në tregjet e New York, që çuan në një krizë ekonomike botërore, dhe shpërthimit të fashizmit në pjesë të Europës.

Po ashtu Macron shprehu shqetësim të madh lidhur me tërheqjen e Merkel nga politika, ku njoftoi se pasi mandati ti përfundojë në vitin 2021 nuk do kandidojë më si kancelare, po ashtu edhe tërheqjen si kryetare e partisë CDU. Macron nuk përmend emra por kur përmend rritjen e të djathtës ekstreme në Europë, me siguri e ka fjalën për Italinë, Austrinë dhe Hungarinë, forcat politike të të cilëve po marrin zhvillim në madh në Europë, edhe pse këtë do e tregojnë zgjedhjet e reja së shpejti në Parlamentin Europian./ Marrë nga Express.co.uk/ Tiranapost.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne