‘Alarmi i kuq’, dyshime për sulm kibernetik në Policinë e Shtetit/ Fiket TIMS dhe të gjitha sistemet kompjuterike

Në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike.

Mësohet se ‘alarmi i kuq” është dhënë në të gjitha strukturat e policisë në vend për të fikur kompjuterat.

Dyshohet për një sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit. Aeroporti i Rinasit dhe pikat e tjera kufitare është fikur sistemi TIMS, është ruajtur vetëm lidhja e brendshme dhe po bëhet vetëm kalimi me procedurë të përshpejtuar. Sistemet qeveritare, ushtarake dhe bankave në këto momente është dhënë urdhri që të gjitha sistemet të fiken, por se sa do të zgjasë ky bllokim i sistemeve mbetet për tu parë.

Kjo nuk është hera e parë që sistemi i Policisë së Shtetit bie pre e sulmeve kibernetike. /mcn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne