Alarmi i ‘Save the Children’: Çdo ditë në botë 7 000 fëmijë vdesin nga uria

Çdo ditë në botë, 7000 fëmijë nën pesë vjeç, vdesin për shkaqe që lidhen me kequshqyerjen.

Alarmin e ka dhënë një raport i Save the Children që ka lancuar fushatën globale me titullin ‘deri në fund për fëmijët’, me objektivin për të ulur varfërinë në vendet shumë të varfra apo në vendet në konflikte lufte, ku fëmijët vazhdojnë të jenë të privuar nga ushqimi i mire, uji i pastër dhe kurimet mjekësore, duke humbur kështu të drejtat themelore të një fëmijërie normale.

Fushatat e Ojq-ve kanë si qëllim të shpëtojnë fëmijët që vuajnë nga kequshqyerja dhe të mbajnë të lartë vëmendjen për një vrasës të heshtur dhe shkatërrues, që kontribuon në mënyrë vendimtare në vdekjen e rreth gjysmës së 5.4 milion fëmijëve nën pesë vjeç që vdesin çdo vit, në nivel global, duke humbur jetën nga sëmundje lehtësisht të shërueshme dhe të parandalueshme.

OJQ-të janë gjithashtu shumë të shqetësuara për gjendjen e shtatë vendeve (Somali, Burundi, Siri …) ku kanë mundur të mbledhin vetëm të dhëna të pjesshme.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne