Alarmi në ambasadën amerikane/ Valixhja e lënë në rrugë ishte bosh

Ka rezultuar fals alarmi në rrugën e Elbasanit për shkak të një valixheje të lënë në rrugë, fare pranë ambasadës amerikane. Forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar të valixhes që ishte lënë në rrugë për arsye që nuk dihen.

Rrethimi i policisë zgjati për rreth 50 minuta. Rruga pranë ambasadës u bllokua, ndërsa dhjetëra kamera të televizioneve e përqëndruan vëmëndjen në këtë zonë.

Valixhja rezultoi se ishte bosh pas shpërthimit, megjithëse ende nuk dihet kush dhe pse e la në rrugë fare pranë ambasadës amerikane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne