Rajoni

Alarmohet Presheva: Mbi 2500 nxënës më pak nga viti 2008, shkak edhe emigrimi

Për tetë vite në shkollat e Preshevës numri i nxënësve ka pas një rënje drastike me 2597 nxënës në të gjitha shkollat e Preshevës me rrethinë. Si pasoj e kësaj, vie migrimi i të rinjëve drejt shteteve të Bashkimit Evropian, Kosovës, Shqipëris edhe një numër i vogël në Maqedoni. Pasi që në Preshevë ka ndikuar problemi ekonomik dhe politik, duke mos pas një perspektiv për një jetë më të mirë për rininë preshevare.

Kuadrot e kualifikua në të shumtën e rasteve kanë ikur si pasojë e diskriminimi politik nga pushteti qëndrorë sëbashku me ato lokale. Nuk iu ka dhënë mundësia që ata të ushtrojnë profesionin e tyre, gjë që ka ndikuar deri në presion psiqik dhe kanë ikur andej ku kanë mundur të gjejnë veten.

Salla

Por, përpos rënjes së nxënësve, në këtë kalkulim është edhe nje numër i madh i prindërve që kanë ikur sëbashku me fëmijët e e tyre. Dhe ajo e mos shtimit të natalitetit që nënkupton rënje edhe në popullatën e Preshevës.

Më poshtë mund të shihni edhe tabelën se ku ka pasë rënje më të madhe të nxënësve.

Qenda për Hulumtim dhe Monitorim së shpejti do të bëjë edhe një statistik se sa është numri i qytetarëve preshevarë që jetojnë jashte Preshevës.

OPINIONE