Më shumë se 3 milion hebrenj kanë emigruar në Izrael që nga viti 1948

Është raportuar se më shumë se 3 milion hebrenj kanë emigruar në Izrael që nga viti 1948.

Sipas raportit të botuar nga Zyra Qendrore Izraelite e Statistikave për “Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve të 18 Dhjetorit”, është raportuar se 3.2 milionë hebrenj kanë emigruar në Izrael nga rajone të ndryshme të botës që nga viti 1948.

Raporti vuri në dukje se 43 për qind e 3.2 milionë emigrantëve hebrenj erdhën në vend pas rënies së Bashkimit Sovjetik BRSS me 1990.

Në raport u vu në dukje se në mes të viteve 1989 dhe 2006, 1.6 milion hebrenj u shpërngulën në Izrael me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre jo hebrenj.

Raporti gjithashtu deklaroi se numri i hebrenjve që emigruan në Izrael në vitin 2017 ishte 38 mijë, dhe u vu në dukje se në mes të viteve 1948 – 2016, 726 mijë hebrenjë u larguan nga vendi për të mos u kthyer dhe se 130 deri 167 mijë prej tyre humbën jetën jashtë vendit.

Izraeli gjithashtu inkurajon hebrenjtë në pjesë të ndryshme të botës për t’u vendosur në Izrael.

Ky raport po ashtu deklaroi se popullsia e vendit ka arritur në 8.9 milion, dhe se afër 2 milion e popullsisë përbëhet nga palestinezët me shtetësi izraelite të njohur si “arab izraelit”.

Palestinezët qytetar izraelit përbëjnë 20 përqind të popullsisë së vendit. Qytetarët e regjimit të Tel Avivit, të definuar si “Arabët izraelitë”, përbëhen nga palestinezë, të cilët janë qytetarë izraelitë, që jetojnë në atdheun e tyre përkundër luftës së vitit 1948 dhe okupimit të mëvonshëm.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne