Lezhë, makina përplas mësuesen dhe nxënësen pranë shkollës

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Lezhë, pranë shkollës Kolin Gjoka.
Një mjeti tip ML ka plagosur një mësuese dhe një nxënëse të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Mësuesja e plagosur është identifikuar si Elidona Gega, ndërsa nxënësja B.Çupi.
Dy të plagosurat janë nisur në drejtim të spitalit të Lezhës, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga ana e mjetit NML, dhe një mjeti tjetër që është larguar nga vendngjarja.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit ML, i cili po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne