Albayrak: Punojmë për reduktimin e ndikimit të koronavirusit

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) bëri të ditur se do të luftojnë deri në fund ndaj dëmtimit ekonomik të shkaktuar prej epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Allbajrak në vlerësimin e bërë në lidhje me rendin e ditës tha: “Sektori ynë i shëndetshëm financiar, sistemi gjithpërfshirës i sigurisë sociale dhe infrastruktura e shëndetshme shëndetësore janë në gjendje shumë më të mirë se shumë vende të botës”.

Ministri Allbajrak bëri të ditur se do të punojnë me mish e shpirt në mënyrë që asnjë qytetar të mos humbë punën. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne