Aleksandër Vuçiç: Brukseli më bën presion për hyrjen e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, është pyetur për presionet që i merr Serbia nga jashtë në lidhje me rastin e Kosovës.

“Unë do t’ju them se presionet ishin më të hapura nga Burkseli. Ata më kërkuan mua që Kosova të hyjë në OKB. Kurse policia rajonale do të ishte në përputhje me numrin e banorëve në shtatë komunat serbe, që do të thotë se 68% shqiptarë e 32% serbë. Unë natyrisht që nuk pajtohesha me këto kushte komuniste”, tha Vuçiç.

Ai iu rikthye edhe trenit që shkaktoi tension mes Kosovës dhe Serbisë pak kohë më parë. “Një skenë torture ishte sjellja e trenit. Ata e përdorën si arsyetim me qëllim që të sjellin policinë dhe forcat speciale në veri. Unë iu thashë se nëse shqiptarët shkojnë te populli ynë, ne do t’i mbrojmë ata dhe do t’i lëvizim njësitet tona nga Kragujevci dhe Kraljeva” deklaroi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne