Alexander Soros ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, duke shkruar “Kthemi nga kërkesat e shumta” dhe duke i bërë tag Ramës, por ky i fundit nuk e ka shpërndarë postimin në faqen e tij. Ky veprim ka ngritur dyshime për një përpjekje të Ramës për të shmangur ekspozimin publik të marrëdhënieve me djalin e miliarderit George Soros, sidomos në një kohë kur fondacioni Soros dhe USAID kanë ndërprerë mbështetjen financiare për administratën dhe kabinetin e tij.
Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar më herët Ramën për përpjekje për të fshehur lidhjet me Alexander Soros, duke fshirë fotot me të nga rrjetet sociale. Tani, me shkëputjen nga financimet e Soros dhe USAID, duket se frika për ekspozimin e këtyre marrëdhënieve është bërë edhe më e dukshme./gazetaimpakt