Alon Ben-Meir: Trump dhe politika e tij e emigracionit po na turpëron

Alon Ben- Meir ka kritikuar Presidentin Amerikan Donald Trump mbi politikën e tij të jashtëme dhe vecanërisht atë kundër muslimanëve dhe vendeve islame.

Nëpërmjet një statusi në facebook ai i ka cilësuar politikat e migracionit të Tramp si të turpshme, sidomos kur bëhen nga një vend që u krijua dhe ndërtua nga emigrantët.

Statusi i Alon Ben Meir:

“Politika e imigracionit e Trump ka turpëruar vazhdimisht këtë vend, i cili u ndërtua nga emigrantët dhe ka qenë një fener shprese për ata që kërkojnë një jetë të re dhe mundësi të reja. Zemërimi filloi me “ndalimin e tij mysliman”, duke synuar ata nga vendet me shumicë muslimane që ai e konsideronte një kërcënim, i ndjekur nga urdhra ekzekutiv edhe më diskriminues. Në një ndalim tjetër, ai shënjestroi azilkërkuesit në kufirin jugor të SHBA dhe urdhëroi me paturpësi ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, duke i vendosur ata në kafaze të papërshtatshëm edhe për kafshët endacake.”/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne