Alon Ben- Meir: Vlerëson marrëveshje, Kosovë-Serbi, nën diktatin e Izraelit

Alon Ben-Meir i njohur për qëndrimet e tij kundër muslimanëve të ballkanit dhe Turqisë ka folur rreth marrëveshjes së arritur në shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Izraelit.

Nëpërmjet një postimi në facebook Alon Ben-Meir e konsideron këtë marrveshje si përfaqësore për shkak se ajo nuk e arriti procesin e nevojshëm të pajtimit dhe njohjes së Pavarsisë së Kosovës nga ana e serbisë duke vlerësuar vetëm normalizimit ekonomik.

Më herët ai kishte shkruar se marrëveshjet ekonomike, megjithëse pozitive në disa aspekte, duhet të ishin bërë në kontekstin e një procesi të përgjithshëm të pajtimit që duhet të çojë në njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur nga Serbia. Rritja e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve është e mirë, por është larg ndryshimit të dinamikës së konfliktit, i cili është ngulitur në psikikën e kosovarëve që kanë qenë viktima të gjenocidit dhe shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut në luftën me Serbinë.

Nga ana tjetër ai i vlerëson si pozitive pikat e tjera të marrveshjes. Pavarsisht se në statuset e tij në rrjetet sociale nuk përmend dicka konkrete Alon Ben-Meir vlerëson pikat e tjera të marrveshjes, sidomos ato që kanë lidhje me Izraelin, e në vecanti njohjen e Jeruzalemit si Kryeqytetin e Izraelit dhe vendosjen e Ambasave të të dyja vendeve atje.

Edhe në këtë rast ai nuk harron të tregojë ndjenjën islamofobike pasi Kosova bëhet vendi i parë me shumicë muslimane që njeh “Marrveshjen e Shekullit”, SHBA-Izrael me Jeruzalemin kryeqytet duke injoruar cështjen palestineze.

Statusi në facebook i Alon Ben- Meir

“Marrëveshja e fundit midis #Kosovës dhe #Serbisë, ndërmjetësuar nga SH.B.A., për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve nuk arriti në procesin e nevojshëm të pajtimit që do të çonte në njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Disa elemente të marrëveshjes së normalizimit ekonomik janë pozitive, por fatkeqësisht, marrëveshja do të provojë të jetë sipërfaqësore jo vetëm për shkak se nuk kërkon që Serbia të njohë Kosovën në një moment në të ardhmen, por ajo nuk bën as që Serbia të heqë dorë, një herë dhe për të gjithë, fushata e saj e paligjshme e njohjes kundër Kosovës.”/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne