ALSAR-i ndihmon protestantin Erion Veliaj me 2500 copë bimësi dekorative

Fondacioni ALSAR dhuron për kryeqytetin shqiptar 2500 copë bimësi dekorative

Në kuadër të nismës “Dhuro pemë për Tiranën”, me qëllim shtimin e gjelbërimit dhe përmirësimin e mjedisit në kryeqytet, fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë zhvilloi në Parkun e Liqenit të Farkës ceremoninë e dhurimit të 2500 copë bimësi dekorative të llojit fidanë pishe, si një kontribut modest për t’a bërë më të bukur e më të jetueshëm kryeqytetin.

Gjatë kësaj ceremonie kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj shprehu mirënjohjen e tij fondacionit ALSAR për këtë kontribut të dhënë në shërbim të brezave që vijnë, si një akt domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën.

Ndërsa, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra nga ana e tij, vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit duke u shprehur: “Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj nisme dhe të shohim që këto zona zbukurohen gjithnjë e më shumë”.

Kësaj nisme për mbjelljen e pemëve, iu bashkua edhe një grup studentësh i fondacionit ALSAR, të cilët mbollën drurë dekorativë duke dhënë mesazhin e tyre se çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peizazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.
Nga ana tjetër, studentët e fondacionit ALSAR, që mbështetet nga partnerët e tij turq realizuan me sukses veprimtarinë sportive nën moton: “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”.  Aktiviteti u realizua në Tiranë në fushat e kompleksit sportiv të liqenit artificial, me synimin për t’u argëtuar dhe forcuar marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne