Altin Azizaj dënohet për gjuhë urrejtjeje ndaj Myftiut të Tiranës Gazmend Bilal Teqja

Nga Myftiu i Tiranes Gazmend Bilal Teqja
Myftinia e Tiranes eshte vene ne dijeni nga Komisioneri Kundra Diskriminit per vendimin nr.21 date 21.01.2025 ne te cilin shtetasi Altin Azizaj sanksionohet nga Komisioneri dhe Zyra e Hetimit Administrativ per perdorimin e gjuhes se urrejtjes ne mediat kombetare.
Ne vendim thuhet se z. Azizaj ka perdorur gjuhen e urrejtjes fetare ndaj Myftinise se Tiranes, Myftiut z. Gazment (Bilal) Teqja dhe gjithe besimtareve myslimane gjate emisionit Opinion date 22.05.2024 ne televizionin kombetar Klan.
Çdo person i cili investohet ne prishjen e reputacionit te çdo figure fetare dhe çdo prijesi fetar, jo vetem qe cenon tolerancen dhe mirekuptimin ndermjet feve, por edhe ndermerr nje akt antikombetar ne vetevete.
Ne inkurajojme Komisionerin Kundra Dikriminimit si dhe cdo institucion tjeter, qe te jene garante te mbrojtjes se dinjitetit te besimit te cdo shqiptari.
Po ashtu, pergezojme çdo media dhe çdo punonjes te saj, te cilet behen flamurtare te ruajtjes se vlerave besimore ne shoqeri, si investimi me i mire ne mbrotje te interesave tona kombetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne