Altun: Nënat ngrenë zërin kundër PKK/YPG-së, e cila u rrëmben fëmijët

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, publikoi të enjten një videomesazh në mbështetje të nënave të Diyarbakirit, të cilat protestojnë ulur përpara Degës Rajonale të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) me shpresën për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre të rrëmbyer në mal nga organizata terroriste PKK/YPG.

“Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar hesht përballë këtij krimi lufte, nënat kurde dhe turke ngrenë zërin e tyre kundër grackave që organizata terroriste PKK/YPG ngre prej vitesh ndaj fëmijëve”, shprehet Altun.

Ky videomesazh, i cili nis me një vaj (këngë popullore) në kurdisht dhe me pamje nga vendet historike e kulturore të Diyarbakirit, përcjell pikëpamjet e nënave që shpresojnë t’u rikthehen fëmijët.

“Viktimat më të mëdha të dhunës shumëvjeçare dhe rrëmbim-rekrutimit të fëmijëve nga organizata terroriste PKK/YPG janë nënat kurde. Këto nëna të detyruara që të heshtin për shkak të kërcënimeve të organizatës terroriste, tani s’kanë më frikë të flasin dhe thonë: «Mjaft!» Të gjitha organizatat terroriste përdorin metoda kurthimi të ngjashme dhe marrin mbështetje nga grupe të ngjashme. Madje më shumë dëmtojnë civilët. Këto nëna duan që t’u kthehen fëmijët e tyre. A do t’i dëgjojë ato komuniteti ndërkombëtar?”, thotë kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë në videomesazhin e tij në gjuhën angleze./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne