Bota

Altun: Turqia gati të hapë një faqe të re dhe të forcojë partneritetin strategjik me SHBA-në

Altun vlerësoi takimin në Shtëpinë e Bardhë që Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të ketë të mërkurën në mbrëmje me homologun e tij amerikan, Donald Trump, përmes një serie postimesh në rrjetin social “Twitter”.

“Siç e tha edhe Presidenti Erdogan gjatë konferencës së tij për shtyp këtë mëngjes (të martën), ne kemi sfida serioze në marrëdhëniet tona me SHBA-në. Megjithatë asnjë nga këto sfida nuk është e pazgjidhshme. Gjatë bisedave të tyre të mëparshme, Erdogan dhe Trump shprehën gatishmërinë e tyre për të trajtuar çështjet e shqetësimit të përbashkët. Ata të dy e njohin vlerën e bashkëpunimit të fortë turko-amerikan. Ne jemi të gatshëm të hapim një faqe të re dhe të forcojmë partneritetin tonë strategjik”, shkroi ai mes të tjerash./trt

OPINIONE

INTERVISTA