FOTO/ Rrëzohen pishat në oborrin e spitalit në Lushnje, dëmtohen dy makina

Dy pisha të mëdha janë rrëzuar mbrëmjen e djeshme në oborrin e spitalit të Lushnjes, si pasojë e shirave dhe erës së fortë.

Nga rënia e tyre janë dëmtuar dy makina, të cilat ishin parkuar në oborrin e spitalit. Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur prerjen e pishave dhe pastrimin e ambientit para spitalit.

Ndërkohë Vlora vijon të jetë rajoni më i prekuri nga moti i keq, pasi reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa elektrike kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe në Lumin e Vlorës.

Në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë, Qeparoi dhe Kudhësi janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit gjashtë pranë Porto Palermos.

Në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit dy, kurse në Selenicë ka probleme në kabinën “Resulaj”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne