Altun u bëri thirrje aleatëve në NATO të solidarizohen me Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidecës  Fahrettin Altun bëri thirrje aleatëve të Turqisë në NATO për solidaritet në luftën e saj kundër terrorizmit.

Një panel diskutimi mbi raportin me titull “NATO 2030: Unitet për një epokë të re” u mbajt në Drejtorinë Rajonale të Drejtorisë së Komunikimeve në Izmir.

Fahrettin Altun në një videomesazh të publikuar në hapjen e panelit tha se Turqia, e cila u bashkua me NATO-n 69 vjet më parë, ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancë, është njëra nga 5 vendet që kontribuuan më shumë në misionet dhe operacionet e NATO-s, një nga 4 vendet që mund të kontribuojnë në paralajmërimet e hershme nga ajri dhe me avionët për furnizim me karburante në ajër dhe një nga 8 vendet që marrin pjesë më shumë në buxhetet e përbashkëta të NATO-s.

Duke theksuar se Turqia gjithmonë ka përmbushur dhe vazhdon të përmbushë angazhimet e saj ndaj NATO-s, e cila është në zemër të planifikimit të saj të sigurisë dhe mbrojtjes, Altun tha: “Megjithatë, është e qartë se është koha që aleanca të rinovojë vetveten, ta azhurnojë atë sipas përparësive të kërcënimit të sotëm dhe ta adaptojë atë për vitin 2030. Në këtë kontekst, ne presim solidaritet shumë të fortë nga aleatët tanë përballë sulmeve ndaj vendit tonë. Presim të njëjtën ndjeshmëri nga aleatët tanë kur bëhet fjalë për sigurinë e Turqisë, pasi ne jemi përpjekur për paqe dhe stabilitet, nga Koreja në Afganistan, nga Mali në Kosovë”.

“Në luftën tonë kundër organizatave terroriste si PKK/PYD/YPG dhe FETO, është diplomatikisht e paarsyeshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat ne i njohim si një aleat, të marrin një pozicion të vazhdueshëm antiTurqi”, tha Altun, duke vënë në dukje se terrorizmi nuk ka racë, ngjyrë, gjuhë dhe fe dhe se qasja “terroristi im është i keq, terroristi juaj është i mirë” nuk i sjell dobi askujt.

Altun tha se përkujtojnë me mëshirë 13 shtetasit e martirizuar nga organizata separatiste terroriste PKK në rajonin Gara në veri të Irakut.

“Është lënduese që kolegët tanë amerikanë, të cilët kanë një mendim për çdo zhvillim në Turqi, të ‘flasin nga stomaku’ për martirizimin e shtetasve tanë në Gara nga ana e PKK-së, e cila është në listën e organizatave terroriste të SHBA-së”, bëri të ditur Altun./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne