Denoncuan mjeken se nuk i shërbeu të atit, policia procedon dy vajzat e Rifat Lalos

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, që denoncuan kushtet e trajtimit të babait të tyre në spitalin Infektiv të Tiranës, ku ai ndërroi jetë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se dy vajzat akuzohen se kanë përhapur informacione të rreme ndaj mjekes, Migena Qato dhe se po vijojnë hetimet për rastin dhe materialet do t’i kalojnë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.

Vlen të theksohet që nuk është bërë asnjë ekspertizë mjekësore apo ligjore për ngjarjen e denoncuar nga dy vajzat e Rifat Lalos, dy ditë më parë.

Mes lotësh, dy vajzat e të ndjerit, thanë se babai i tyre u telefononte çdo çerek ore dhe i bënte të ditur se nuk po i bënin asnjë shërbim mjekësor dhe se e kishin lënë në të ftohtë, në karrige. Thirrja e tyre ndaj qytetarëve ishte që të mos i sillnin të afërmit e tyre në spitalin Infektiv.

Denoncimi i vajzave të Rifat Lalos: 

Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë.

Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner, dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe tghoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.

Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për t’ia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë.

Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak fak.

Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne