Tërmet me magnitudë 5.6 në Iran, disa persona të lënduar

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, ka goditur Iranin jugperëndimor.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë të paktën dhjetë persona kanë mbetur të lënduar.

“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në panik. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht”, ka thënë për mediat një zyrtar lokal në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad.

“Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë. Deri më tani dhjetë persona janë të lënduar”, shtoi më tej ai.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, i ndjerë në disa qytete në rajon, goditi në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne