Opinion

DIMENSIONI POLITIK I ‘’REFORMAVE’’ NË ARSIMIN MAQEDONAS!!!

Savash VELIU

Maqedonia është një shtet jo-funksial që rangohet në fund listat evropiane dhe ato ndërkombëtare. Në sytë e ndërrkombëtarëve dhe të popullit ajo trajtohet si banana-shtet me reforma formale duke shminkuar publikun dhe realitetin e cila do ta fundosë këtë kreatur titoiste. 

  Ja ca muaj nga Bullgaria po shënjestrohet Maqedonia Veriore që ia bllokon bisedimet e saja integruese për datëmarrje prej BE-së. Shkaku qëndron te vetoja bullgare që këmbëngul në ca parime të cilat duhen rishqyrtuar nga republika e Shkupit. Në Shkup, ata shpresojnë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari janë një nga arsyet pse qeveria e Bojko Borisov nuk i nënshtrohet anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Sidoqoftë, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, nuk ka asnjë skenar në të cilin Sofja do të zbusë pozicionin e saj mbi integrimin evropian të Maqedonisë. Në një moment, mosmarrëveshja midis dy vendeve tërhoqi edhe më shumë interes sesa pandemia KOVID-19 duke i acaruar marrëdhëniet në vijim edhe më shumë.

Por thelbi i problemit është diku tjetër. Maqedonia me kastën e VMRO-së gjatë pushtetit të saj e përforcuar me ‘’shqipfolës besnik’’ i cili u mundua boll të faktorizoj ‘’një hibrid komb dhe shtet’’ duke kollazhuar brenda saj histori të sajuara të aneksuara nga historitë e shteteve fqinje prej antikës e deri më sot brenda një periudhe shumë dekadëshe që të përmbyllet me ‘’Skopje 2014’’, dhe iku. Por problemet sa vinin e shtoheshin duke e trashur gjendjen politike në shoqëri derisa ajo nuk shpërtheu si fekalet në gjitha anët e këtij shteti grotesk.   

Problemet e trashura pëlcitën si kungulli mbi kokën e Zaevit që prej kur morri kreaturën falco të mandatoj duke futur edhe shqiptarët formal brenda partisë vetëm ti asistojnë në ‘ridizajnimin’ e shtetit ‘’të përbashkët’’ me votat e tyre t’i lehtësojn koncesionet /lëshimet/ që do bënte ndaj kërkesave të grekëve për ndërimin e emrit të shtetit (jo më kot) në ‘’Veriore’’, sepse me kaq mendonte ti shuaj apetitet e ndërkombëtarëve dhe të grekërve. Por ‘hesapi i shpisë me atë çarshisë’ nuk i doli, sepse haroi se nëse njëherë lëshon ‘pe’ ajo këthehet në sindrom që fillon të zgidhet si çorapi i pipit!    

Tani problemi në dukje i vogël filloi Zaevin verior ta mundoj prej nga se priste sepse sot edhe Bullgaria kërkon ridizajnimin e ‘’Historisë hibride maqedonase’’ të sajuar me të pavërteta historike të ritrajtësohet me fakte respektuese ndaj shtetit bullgar dhe dialektikës bullgare të maqedonasve të hutuar.

Vetëm shqiptarët dhe Shqipëria sot e kësaj dite çdo broçkulli të sajuar prej Maqedoncëve verior brenda historisë së tyre me aneksime nga historitë e popujve fqinje me plotë pavërtetësi i bëjnë ‘amin’!     

Edhepse shqiptarët në Ministrin e Arsimit të RMV heshtën për me shum se 20 vite nga fyerjet Sllave që po u bëhen nëpër Librat e tyre të shkollave Fillore dhe të Mesme nga Autorë të ashtuquajtur Maqedonas që na quajn Turq e Romë? Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët etj. Në shumë pjesë të librit, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, që nga viti 1780 duke bërë dhunë e masakra mbi sllavomaqedont. Atëherë si duhet të veprojnë institucionet më të larta të shteteve shqiptare ndaj këtyre fyerjeve dhe shtrembërimeve faktike të narativës historike të shqiptarëve!?

Turqia para ca viteve më kot nuk dërgoi selamin të gjitha shtetet ballkanike t’i rishqyrtojnë Historitë e tyre nacionaliste me fakte arkivore e jo sipas tekave politike të regjimeve të instaluara nga fuqitë perëndimore me të pavërtetat mbi Perandorinë Osmane, shkaku se ata abuzuan me të.      

Pas tradhëtimit të emrit maqedonas nga kryeministri Zaev tani i mbështetur nga Bullgaria për muri ai kërkon shpëtim prej situatës së krijuar politike duke manovruar politikisht të plotësoj kërkesat bullgare me potez ad-hok zgjedhi të kapet për Sistemin  Arsimor me preteks kinse do të bëj ‘’reforma’’ sistemore në reduktimin e lëndëve mësimore në mënyrë indirekte nga dera e vogël të zvogëloj fondin e njësive mësimore nga lënda e Historisë prej nga do largohen njësitë që bien ndesh me kërkesat Bullgare dhe me këtë potez të rahatohet nga kjo trysni politike si Maqedonia ashtu dhe Bullgaria. Dhe pastaj karshi Bashkimit Evripian dhe Bullgarisë do trumbetohet se janë  të plotësuara reformat bashkëhore në Sistemin Arsimor sipas normave evropiane e reduktuar nga lëndët e mbingarkuara sikur pengesa serioze për zhvillimin e shoqërisë maqedonase!

Kështu u bën ca reforma të përshpejtuara e të gabuara edhe më vitin 2008 që solli dështimin kollapsues të Arsimit fillorë e atë Mesëm nga ish premieri Gruevski edhe ashtu e sakatosur nga ndryshimi i sistemit shoqërorë, kur një grup akademikësh të vetdijësuar për pasojat katastrofale që do sjellin ‘reformat’ pa vend nuk e përkrahën hapin e tillë sot e njëjta situatë reformiste me prapavijë politike do të përsëritet.

Domethënë, ligjin për ‘’reforma në Arsim’’ fillorë dhe atë të mesëm do ta përshtatin sipas pazarit politik kinse për zhvillimin mirëqenësor të shoqërisë qytetare dhe arsimore e cila bëhet nga foltorja e Parlamentit kaherë edhe prapa kulisëve politiko-partiake!

Kjo është arsyeja pse agjitacioni publik i shkaktuar nga kriza midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në muajt e fundit të vitit 2020 ishte një befasi e vërtetë. Media i kushton vëmendje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme kësaj teme brengosëse. 

Sllavomaqedonasit ate çka e ndërtuan me dekada tani janë duke e shqyer në copëza të vogla për interesa të mbrojtjes politiko-karieriste të të zgjedhurve të tyre. Dmth., ‘’Kako doshllo tako otishllo’’!!! 

Përndryshe intelektualët dhe Akademikët maqedonas të paanshëm e të brengosur me ate çka do ndodh me arsiminë janë kundër këtyre ‘’reformave’’ në arsimin fillorë. Njëri prej tyre është deputeti dhe Prof. Dr. Vladimir Petrushevski nga Fakulteti Matematiko-Natyror njeriu me ndikim i cili kurrë nuk ka bërë kompromis mes shkencës dhe politikës, i cilësoi këto reforma si Koncepti i Milas në tre fjalë’; ‘’E ulët, degutante, përplotë me hipokrizi’’!!!

OPINIONE