Opinion

Akademiku Edvin Prifti nuk ka lidhje me Sistemin e Deformuar Shëndetësor Publik

nga Pirro Prifti

Një lajm i trishtuar kur informohesh se një mjek i shkëlqyer është plasur në burg me akuzën e mitmarrjes.  Në asnjë vënd të botës mjekët nuk burgosen dhe nuk u ngrihen akuza penale për mitmarrje. Akuzat në përgjithësi kur nuk ka komplikacione të pacientit nga mjekimi, kur nuk ka mjekim të pakujdesëshëm, kur nuk ka vdekje të pacientit, por kur ka shkelje  të etikës profesionale, ose mitmarrje, janë akuza administrative dhe  në këto rastë përfshihet Urdhëri i Mjekut, i cili mund të pezullojë liçensën si mjek për disa muaj,  apo ta drejtojë në një gjykatë administrative rastin.

I famshëm është rasti i Mjekut kardiolog personal të këngëtarit të famshëm Michael Jackson, i cili u akuzua për vdekjen e këngëtarit për shkak se përdori një medikament anestetik për të mjekuar pagjumësinë kronikë të këngëtarit i cili ishte edhe një drogaxhi kronik. Rasti u gjëkua si penalitet dhe mjeku u dënua disa vite burg të cilat mesa di unë i u konvertuan në punë bashkiake  dhe heqjen e licensës.

Ky rast nuk është kurrsesi si rasti i Akademikut dhe Profesorit Edvin Prifti i cili u dënua për një mitmarrje të muajit korrik e cila gjithashtu nuk mund të quhet mitmarrje por mund të përfshihet tek kategoria `dhuratë`.

Pavarëisht nga kjo, e kam shkruar dhe përsëritur disa herë që Mitmarrja po e shkatërron sistemiin spitalor publik jo sot, por  që prej 30 vitesh, dhe për të dalë nga kjo gjëndje kërkohet reformimi i sistemit public shëndetësor spitalor.

Nëse do ta quajmë mitmarrje një `dhuratë` nga një familjar i cili nëpërmjet dhuratës ka falenderuar mjekun përkatës dhe në këtë rast Prof. Edvinin, atëhere jemi përpara një precedenti të rrezikshëm në të cilin mund të futen në burg sipas këtyre rregullave, shumë mjekë, infermjerë, dhe specialistë jo të sistemit publik.

Ndoshta kjo mund të jetë një aksion apo një fillim nga ana e Prokurorisë së reformuar ndaj shkeljeve të ligjit dhe ne e urojmë që ligji të veprojë sa më shpejt dhe me efikacietet, por nuk duhet të harrojmë që po kjo prokurori për vite me rradhë është marë me bakshishe, rushfete, mitmarrje tek njerëz të sistemit shëndetësor public, më pedagoë, me sanitarë , infermjerë, për 500 leksha të rinj, dhe e quanin `punë   të frytshme dhe të bërë nga prokuroria`, duke i treguar qeverisjeve ndër vite se `ne po punojmë`, në një kohë kur korrupsioni shtetëror  dhe mitmarrjet, ishin dhe mbeten galopante qoftë nga politika qoftë nga drejtësia, qoftë nga indivdë militantë të partive të ndryshme që erdhën nga fshati e që sot dalin dhe predikojnë ligjin dhe drejtësinë: njëllloj sikur hajduti të predikojë `kapeni hajdutin`.

Rastet flagrante të politikës kanë shkatërruar besimin e popullit (si rasti i presidentit të sotëm, e të plot politikanëve të tjerë) se sistemet në demokraci mund të ndërtohen e të funksionojnë mirë.

Le të hidhemi përsëri në systemin e sotëm shëndetësor spitalor publik. Ai është që prej 30 vitesh i deformuar, por deformimin më të madhe që shkaktoi  korrusione galopante dhe mitmarrje massive nga personeli shëndetësor, ishte vendosja  nga politikat qeverisëse të gabuara si Ministra, të njerëzve që nuk vinin nga sistemi shëndetësor madje as nga individët që kishin mbaruar shkollat ekonomike të manaxhimit shëndetësor, duke filluar nga ministri i shëndetësisë Nard Ndoka,  ministri i LSI, e duke përfunduar tek Ministri Beqja, të cilët harruan  dhe shkatërruan edhe atë pak rregull që ishte vendosur por duke futur në punë infermjerë dhe mjekë të papërgatitur, pa konkurim dhe me mitmarrje massive aq më keq në tre spitalet universitare si QSUT, `Shefqet Ndroqi`, madje dhe spitalet rajonale, duke vendosur drejtorë politikë dhe duke nënvlerësuar Projektet dhe Programet për Reformimin e sistemit Shqndetësor të përgatitura për vite me rradhë në bashkëpunim me programet e huaja Phare, Aleance Publik, EMC, e plot të tjera. Në një rast flagrant, në një qëndër shëndetësore u vendos një ish polic si drejtor i Q.SH, vite më parë.

Me pak fjalë Spitalet Publike janë pa kontroll,,, janë pa manaxhim,  janë pa observim,  as nga Drejtoritë përkatëse, as nga Ministria, dhe më qesharakja është se në asnjë rast Urdhëri Mjekut, që ka për dëtyrë të monitorojë të drejtat e pacientit e  nuk ka ndërhyrë për të zbuluar dhe trajtuar problemet massive që kanë dalë nga ulja e cilësisë së kujdesit mjekësor në spitalet publike.

Përse nuk ndodhin këto gjëra në Spitalet publike në Maqedoni, Mali  i Zi, Serbi, në Greqi e Italinë fqinjë apo edhe në Turqi, por ndodhin këtu?

Sigurisht është papërgjegjshmëria në drejtim dhe mungesa e disiplinës profesionale në punë.

Kjo po ndodh sepse për 30 vjet, asnjëherë Politika nuk ka patur prioritet sistemin shëndetësor publik, dhe e ka lënë si në kohën e Partisë së Punës : me rroga të vogla,  me idenë e `shërbetorit të popullit`,  pa të ardhme, pa reformë serioze, si spitale publikë për mëshirë…

Sot në Spitalet publike Pacienti nuk shihet më si Pacient por si Klient.

Ky dallim kaq i madh tregon se Shëndetësia publike ka dështuar në raport me Shëndetësinë private në të gjitha pikat,dhe nuk mund ta konkurojë dot. Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Politika e kanë lënë systemin shëndetësor publik në gjëndje kaq të keqe sa të gjithë pacientët dhe populli, ankohen.

Është e vërtetë se Pandemia nxorri në sipërfaqe atë që nuk dukej nga populli dhe shoqëria shqiptare, mitmarrjen massive, dhe korruspioni në shë,ndetësi i cili maskohet pjesërisht nga PPP.

Është e vërtetë gjithashtu që Pandemia tregoi qarte dhe dështimin e sistemit shëndetësor edhe në disa vënde të përparuara sin ë Angli, SHBA, Francë, itali, ku personeli shëndetësor për të patur të lira shtretërit në disa raste edhe ka `vrarë` pacientë; disa nga këto raste janë zbuluar. Në Shqipëri nuk janë zbuluar por nuk do të thotë se mjekë e infermjerë të papërgjegjëshëm, në mungesë totale të kontrollit nga Drejtoritë përkatëse, përveç mitmarrjes mund edhe të kenë shkelur Betimin e Hipokratit.

Si mund të dilet nga kjo situatë?

Rasti i Akademikut Edvin Prifti është një turp për masën e marrë me burg, e kjo mund ta lehtësoje vetëm gjykata e Apelit.

Ai është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta, e as nuk ka vrarë e as nuk ka bërë mjekim të pakujdeësëshëm, dhe se ky Mjek i shkëlqyer nuk duhet njollosur në këtë mënyrë vetëm për ti bërë qejfin dikujt që e ka konkurent, apo të bëhet `kokë turku` për të reformuar sistemin.

Unë mund vetëm të përssëris ato që kam shkruar:

  • Vendosjen e Bordeve drejtuese në vënd të një drejtori,në Spitalet Universitare
  • Mjekët specialist të spitaleve publike duhet të punojnë ose në privat ose në publik, dhe jo në të dy vëndet,
  • Infermjerët dhe mjekët duhet të përzgjidhen në këto spitale universitare me konkurs dhe të japin provime çdo vit,
  • Të vendosen kontrollorët e punë në pavione, dhe në Urgjencë të vendosen barrela-bartës.
  • Infermjerët të kategorizohen ashtu si në itali të kategorve A-B-C-D, bazuar në vjetërsi dhe grada,
  • Rritja e Konsiderueshme e rrogave dhe vendsoja e bonuseve për çdo sherbim mjekësor jashtë orarit apo suplemtar.
  • Vendosja e protokolleve të sakta për cdo specialitet dhe për Urgjencat,
  • Vendosja e Kartës së Shëndetit dhe aktivizimi i saj,. Në këtë mënyrë pacienti që shtrohet të mos paguajë as mjekun e as infermjerin në spitalet publike.
  • Marëveshje me ndonjë nga spitalet private për shërbime të rimbursuara për pacientë të veçantë.
  • Mistria e Shëndetësisë dhe ekipi i saj së bashku me Urdhërin e Mjekut të reformohen
  • Të vendoset një paketë ligjore për Dhuratat.

Këto janë disa nga paketa e masave që mund ti shërbejë reformës në Shëndetësinë publike.

 

 

OPINIONE