Ambasada amerikane në Zimbabve kërkon hetim për aferën e Ilir Dedjes dhe Gerti Bogdanit në Zimbabve

Ambasada Holandeze dhe ajo e Shteteve të Bashkuara në Harare i kanë kërkuar Komisionit Kundër Korrupsionit të Zimbabve (ZACC) dhe Auditorit të Përgjithshëm që të hetojnë plotësisht pretendimet për korrupsion të ngritura kundër qeverisë.

Kjo ishte pasi Agjensia e Lajmeve online ZimLive, kishte botuar një artikull me pretendime serioze për korrupsion qeveritar në lidhje me reagimin kundër COVID-19 të Zimbabve.

Ambasada Hollandeze tha:

“Ky hetim nga @zimlive duhet të pasohet nga @ZACConline dhe Auditori i Përgjithshëm në një mënyrë transparente. Viktimat më të mëdha të #korrupsionit janë të varfërit.”

ZimLive pretendoi se Autoritetet në Hungari kishin hapur një hetim të pastrimit të parave pasi “Drax International”, një kompani që kishte dy javë që ishte themeluar, mori një pagesë të madhe prej 2 milion dollarësh nga qeveria e Zimbabve.

Gjithashtu ajo tregoi se Ilir Dedja, një burrë 51-vjeçar i lindur në Shqipëri është prapa skemës së pretenduar për të derdhur para nga Zimbabve. /Gazetaimpakt/news.pindula.co.zw/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne