Liban, 85 të plagosur në protesta

Në protestat në qytetin Tripoli në veri të Libanit janë plagosur 85 persona, tetë prej të cilëve ushtarë.

Protestat e organizuara për shkak të thellimit të krizës ekonomike në vend eskaluan pas përplases së forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Shërbimi jozyrtar i operacioneve të urgjencës dhe ndihmës thanë se 85 persona, përfshirë tetë ushtarë, janë lënduar në protestat të cilat zgjatën nga e enjtja deri në mbrëmjen e të premtes.

Theksohet se bëhet fjalë për lëndime të lehta dhe të rënda.

Ushtria libaneze ende nuk e ka komentuar rastin.

Protestat, të cilat filluan të enjten, vazhdojnë në Bejrut dhe në disa qytete të tjera./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne