Islamofobi Rajoni

Ambasada e Kosovës në Kanada shkel Kushtetuten dhe Laicizmin, organizon meshë për Majka Terezën

Otavë, 16 tetor 2016 – Ambasada e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë në Kanada, si dhe Nunciaturën e Vatikanit, misionin diplomatik të Indisë në këtë shtet, si dhe famullinë e Nënë Terezës në Otavë, kanë shkelur ligjin dhe laicizmin e shtetit kosovar. Kjo ambasade ka organizuar meshë falënderuese me rastin e kanonizimit të Shën Terezës.

Mesha katolike u mbajt në  Kishën e Shën Xhonit në Ottavë dhe është udhëhequr nga arqipeshkvi i Ottavës, Terrence Prendergast, së bashku me arqipeshkvin Luixhi Bonazzi njëherëësh dhe Nunc i Selisë së Shenjtë në Ottavë.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse për lidhjet e Kosovës me Nënë Terëzën. Në fjalën e tij, ambasadori Hiseni, kujtoi të pranishmit se Nënë Tereza ose Gonxhe Bojaxhiu ka nisur rrugëtimin e saj fetar e misionar në Letnicë. “Atëbotë, për popullin e Kosovës, shpresa lidhej me emrin e Nënë Terezës. Të duhej ushqim për familjen, atë e gjeje tek Shoqata “Nënë Tereza”. Të duhej mjeku, atë e gjeje në shtëpitë-spitale të kësaj shoqate, ku kanë lindur mijëra fëmijë, të cilët sot ecin krenarë në bulevardin kryesor të kryeqytetit tonë – Prishtinës, që mban emrin e Nënës tonë, Terezë dhe kanë mundësi të shohin në po atë bulevard, Katedralen me emrin e saj”, ka thënë ambasadori Hiseni.

Në këtë ngjarje të turpshme katolike dhe kunder laicizmit te shtetit te Kosoves, morren pjese edhe nje numer katolikesh kosovare nga Torontoja, Montreali dhe Otava.