Ambasada Palestineze: Rishikim marrëveshjeve të nënshkruara midis OÇP-së dhe Izraelit.

Ambasada Palestineze ne Shqiperi, Embassy of Palestine-Albania,سفارة فلسطين

Presidenti i Shtetit të Palestinës Z.Mahmoud Abbas, i bëri thirrje Komitetit Qendror të rishikojë marrëveshjet e nënshkruara midis Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Izraelit.

– Ne nuk do të pranojmë atë që Amerika dëshiron të na imponojë; “marrëveshja e shekullit” është një shuplakë dhe ne do t’i përgjigjemi asaj.

– Jeruzalemi është xhevahiri i kurorës, lulja e qyteteve dhe kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës

– Ne jemi në një moment kritik dhe e ardhmja jonë është në rrezik.

– Ne nuk do të largohemi dhe nuk do të bëjmë gabime të së kaluarës.

– Izraeli ka prishur marrëveshjen e Oslos

– Ne jemi pro rezistencës paqësore popullore.

– Ne nuk pranojmë që Amerika të jetë ndërmjetëse mes nesh dhe Izraelit.

– Ne nuk marrim udhëzime nga askush dhe i themi “JO” çdokujt, nëse bëhet fjalë për fatin dhe kauzën tonë.

– Duhet bërë çdo përpjekje për të mbledhur Këshillin Kombëtar Palestinez sa më shpejt të jetë e mundur.

– Pajtimi nuk është ndalur, por për ta arritur atë, duhen bërë përpjekje të mëdha me anë të synimeve të mira.

– Ne refuzojmë të cënohen pagat e familjeve të dëshmorëve, të burgosurve dhe të plagosurve.

-Nuk jemi aventurierë, hapat tona janë të mirëllogaritura, duke vendosur në plan të parë interesat e popullit tonë.

Presidenti i Shtetit të Palestinës Z.Mahmud Abbas tha se Jeruzalemi është xhevahiri i kurorës, lulja e qyteteve dhe kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës.

Presidenti shtoi, në fjalën e hapjes gjatë seancës së sesionit të 28 të Këshillit Qendror Palestinez në selinë presidenciale në Ramallah, se: “jam shumë i shqetësuar për mospjesmarrjën e vëllezërve tanë në këtë takim, me pretendimin se nuk është vendi i përshtatshëm për të marrë vendime të rëndësishme”. Me këtë rast ai shtroi pyetjen: “Sipas tyre, cili është vendi i përshtatshëm për të marrë vendime të rëndësishme”!?

“Ne jemi mbledhur këtu për të mbrojtur dhe ruajtur Jeruzalemin dhe askush nuk mund të justifikohet duke thënë se vendi është i përshtatshëm,”

Presidenti vazhdoi duke theksuar se: “Ne jemi përpara një momenti të vështirë dhe e ardhmja jonë është në rrezik”. Ne nuk do të largohemi dhe nuk do të bëjmë gabimet e së kaluarës, ky është vendi ynë që nga koha e “Kananëve.”

Presidenti ripërsëriti se: “Ne nuk marrim udhëzime nga askush dhe i themi çdokujt “JO” dhe njëmijë hërë “JO”, nëse është fjala për fatin, kauzën, vendin dhe populli tonë. Ne i thamë jo Trampit dhe ne nuk do ta pranojmë projektin e tij. “Marrëvshja e shekullit” është “shuplakë e shekullit” dhe ne kurrësesi nuk do ta pranojmë atë.

“Ne do të vazhdojmë të ngremë çështjen e Deklaratës Balfour-it derisa Britania t’i kërkojë falje popullin tonë dhe të japë kompensim për këtë”. Nuk do të shkelim qoftë edhe një gërmë nga rezolutat e vitit 1988.- shtoi Presidenti Abbas.

“Ne nuk ndërhyjmë në punët e shteteve arabe dhe nuk do të pranojmë që askush të ndërhyjë në punët tona”.

Presidenti shtoi se Izraeli i dha fund marrëveshjes së Oslos, duke theksuar se “ne jemi një autoritet pa pushtet dhe nën pushtim dhe ne nuk do të pranojmë që gjendja jonë të mbetet kështu”.

Ai theksoi se ne jemi të angazhuar për “zgjidhje me dy shtete” në bazë të legjitimitetit ndërkombëtar dhe iniciativës së paqes arabe sipas kufijve të vitit 1967. Gjithashtu kërkojmë ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë për në Këshillin e Sigurimit derisa të marrim anëtarësimin plotë “. Njëkohësisht ne nuk pranojmë që Amerika të jetë ndërmjetëse midis nesh dhe Izraelit, ndërkohë duam që këtë rol ta luajë një Komision Ndërkombëtar “.

Presidenti tha se ne jemi pro rezistencës paqësore popullore dhe pro paqes, ndërkohë që jemi plotësisht të angazhuar për luftën kundër terrorizmit, duke rikonfirmuar se nuk lejojmë askënd që të ndërhyjë në punët tona.

Presidenti vuri në dukje se ai nuk pranoi të takohej në asnjë vend me ambasadorin amerikan në Tel Aviv, duke theksuar se Amerika ka përdorur veton 43 herë kundër rezolutave që kanë të bëjne me çështjen palestineze.

Presidenti vazhdoi duke thënë se do të vazhdojë përpjekjet për aderimin e vendit të tij në organizatat ndërkombëtare njëkohësisht mbajtjen e takimeve me mbështetësit e paqes në Izrael, duke theksuar domosdoshmërinë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar Palestinez sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ri-aktivizimin dhe zhvillimin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Ai vuri theksin edhe të pëpjekjet për arritjen e pajtimit kombëtar i cili sipas tij, nuk është ndalur por duhet punë e madhe dhe qëllime të mira për ta arritur atë”.

Presidenti tha se ne refuzojmë të cënohen pagat e familjeve të dëshmorëve, të burgosurve dhe të plagosurve dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ato.

Ai theksoi se ne nuk do të pranojmë që Amerika të na imponojë “marrëveshje”. Ai tha se do të rishkojmë marrëdhëniet tona me Izraelin, duke theksuar se do të ruajmë arritjet e brendëshme dhe të jashtme të Shtetit të Palestinës si dhe do të përfshihemi në çdo negociatë serioze për paqe nën patronazhin e OKB-së.

Ai i bëri thirrje Këshillit Qendror Palestinez të rishqyrtojë marrëveshjet e nënshkruara midis Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe qeverisë izraelite, duke shtuar se ne jemi të zotët e një “kauze të drejtë” dhe besimi ynë ndaj ndërgjegjies ndërkombëtare do të mbetet i palëkundur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne