Mercedes-Benz shënon 50 vjetorin e modelit më të suksesshëm në histori

Modeli më i suksesshëm i Mercedesit në version 200 D, i prodhuar më 1974, dhe modeli më i shitur në tregun e Gjermanisë perëndimore pa asnjë problem ka kaluar mbi 1 milion kilometra.

Mercedese-Benz feston 50 vjetorin e serisë Mercedes-Benz/8 W115 dhe W114.

Para gjysmë shekulli, në fillim të vitit 1968, në Evropë kanë arritur modelet e para të Mercedes-Benz, më saktësisht seria W115 (me katër cilindra në version 200 dhe 200 D, 220 dhe 220 D) dhe W114 (me gjashtë cilindra në version 230 dhe 250), transmeton Koha.net.

Ishte një nga veturat më të mira të Mercedesit. Sipas fansave, Mercedes-Benz 200 D ishte edhe vetura më e mirë në historinë automobilistike.

Gjithashtu, Mercedes-Benz 200 D cilësohet edhe si njëra nga veturat më të mirë të ndërtuara ndonjëherë. Ajo është e njohur edhe si “Strich-Acht” në historinë e Mercedes/8 Strich-Acht.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne