Ambasada ruse i përgjigjet këshilltarit të Ramës: Të gatshëm të sjellim vaksinën “Sputnik V” në Shqipëri

Ambasada ruse në Tiranë deklaron se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik V” në Shqipëri. Në një deklaratë pas mesazhit të shpërndarë në “Tëitter” dy ditë më parë nga Drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga, që e cilësonte lajm të shkëlqyer nisjen e vaksinës kundër COVID-19 në BE, por kujtonte se në pandemi mund të jeni aq të sigurt sa fqinjët tuaj, ambasada ruse ka reaguar duke theksuar se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19.

“I nderuar z. Endri Fuga,
Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera. #stopkoronavirus #ndalCOVID19 #SputnikV”, shkruan ambasada ruse.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne