Islamofobi Artan Shkreli emërohet drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë

TIRANË– Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pasi Agron Hysenlliu ndërroi jetë nga COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Report Tv. Artan Shkreli është i mirënjohur për shkak të shembjes së Kishës së ShënAthanasit që i përkiste komunitetit orthodoks në Dhërmi, ku me urdhërin e tij kjo kishë u tentua të shndërrohej në një kishë katolike. Pas sensibilizimit të komunitetit orthodoks u pengua ky skandal por jo shembja e kishës.

Pritshmëritë se cfarë mund të bëjë Artan Shkreli në këtë institucion mbeten per tu parë por precedentët e tij me shembjen e  kishës orthodokse dhe tentativën për të kthyer xhaminë e Fatihut në kalanë e Rozafës në kishë katolike.

Ndërkohë, referuar të njëjtave burime mësohet se në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.

Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Ai ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in. Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne