“Dua të ndjehem si rusët”: Ambasadori amerikan provon ujin e akullt (VIDEO)

Temperaturat e ulta nuk e ndalën dot ambasadorin amerikan në Rusi Jon Huntsman që të merrte pjesë në ritualin ortodoks të Epifanisë dhe të lahej me guxim në ujërat e ftohta të lumit Istra.

I veshur vetem me mbathje dhe me një palë këpucë tradicionale ruse, diplomati amerikan mblodhi forcat para gazetarëve dhe u zhyt në ujin e ftohtë në Manastirin e Jeruzalemit të ri jashtë Moskës. Ndërkohë që ambasadori bënte larjen e ritualit që besohet se fal mëkatet, stafi që e shoqëronte e brohoriste dhe i jepte kurajë.

“Ska dyshim që kjo ishte një eksperiencë e paharrueshme,” u tha Hunstman gazetarëve pasi doli jashtë, ndërkohë që u përshëndet nga të pranishmit, gruaja e tij e priste me rrobat dhe me një çaj të nxehtë në dorë.

Huntsman tha se ishte frymëzuar nga videot në YouTube dhe shtoi se shpresonte që ta kuptonte më mirë popullin rus nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë rit tradicional.

Në një kohë që për Huntsmanin është hera e parë, përvoja e akullit nuk është diçka e re për Presidentin Vladimir Putin, i cili e përkujtoi pagëzimin e Jezuit në Liqenin Seliger në veri të kryeqytetit. Besimtarët ortodoksë rusë përkujtojnë festën e Epifanisë në natën e 19 janarit, duke u lare në liqene dhe lumenj, megjithëse tradita mendohet se është më e vjetër se krishtërimi./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne