Ambasadori amerikan në Ankara thërritet në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, David Satterfield u thërrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me projektligjin dhe rezolutën e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, shkruhet: “Në lidhje me vendimin pa bazë në histori dhe drejtësi marrë nga Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngjarjet e vitit 1915 dhe në lidhje me projektligjin që parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj vendit tonë për operacionin “Burimi i Paqes” është thërritur në Ministri ambasadori amerikan në Ankara, David Satterfield”.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projektligj dhe një rezolutë njëri pas tjetri në disfavor të Turqisë.

E para ishte për njohjen e pretendimeve të pabaza armene për ngjarjet e vitit 1915.

Kurse projektligji i dytë i miratuar parashikon sanksione ndaj Turqisë duke treguar si arsye operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne