Ambasadori amerikan thërret në takim Fatmir Mediun. Cili është plani i ardhshëm?

Ambasadori amerikan Donald Lu ka pasur një takim me Fatmir Mediun e Partisë Republikane këtë mëngjes. Zyrtarisht nuk ka të dhëna për bisedën mes të dyve. Takimi bëhet në një moment kur kanë mbetur edhe pak orë nga afati përfundimtar që partitë e opozitës kanë për t’u regjistruar në zgjedhje. Në Partinë Demokratike është shtuar presioni i brendshëm nga deputetët për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndaj aleatëve më të vegjël në opozitë presioni vjen nga përfaqësuesit e BE dhe SHBA. E njëjta situatë u krijua edhe para votimit të reformës në drejtësi, kur ambasadori Lu pati takime të shpeshta me deputetë të PD apo aleatë të Lulzim Bashës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne