Ambasadori i fundit i SHBA në Siri: Bashar Asad fitoi luftën

Ambasadori i fundit i SHBA në Damask, në një intervistë, pranoi se Bashar Asad fitoi luftën që po zhvillohet akoma në Siri, në të cilën asnjëherë nuk mund të mbahet përgjegjës për asgjë.

Ambasadori i fundit i SHBA në Damask, Robert Ford, në një intervistë me faqen e internetit të gazetës emiratase “National” ka thënë: “Shtetet e huaja më parë kanë mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane duke dërguar para dhe armë, duke përfshirë raketat tokë-ajër, si dhe kanë dërguar këshilltarë ushtarakë. Ai tha se qeveria siriane kurrë nuk do të pranojë qeveri të decentralizuara në të ardhmen. Ish-ambasadori i SHBA-së në Siri shtoi: “Ndoshta kryeministri ose disa ministra do të ndryshojnë me pretekstin se do të ndërmerren një sërë reformash, ndërsa elementët e sigurisë siriane sigurisht nuk do të ndryshojnë”. Ford duke folur për bashkëveprimin e vendeve evropiane me regjimin sirian, ka thënë: “Evropianët do të veprojnë në bazë të interesave të tyre, ndoshta në interesin e tyre për të bashkëpunuar me Sirinë, por kjo nuk kërkon hapjen e ambasadës së tyre në Damask”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne