Koalicioni amerikan vret 61 civilë irakianë dhe sirianë

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që pretendon se po lufton grupin terrorist ISIS, pohon se dhjetëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të reja ajrore nga aleanca ushtarake kundër pozicioneve të dyshuara militante në Irak dhe Sirinë fqinje.

Koalicioni tha të premten se kishte konfirmuar edhe 61 vdekje të mundshme civile të shkaktuara nga goditjet e tij në të dy vendet arabe. Deri më tani janë vrarë 685 civilë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e saj filluan fushatën e bombardimeve ajrore tre vjet më parë. Në korrik, koalicioni tha në një deklaratë se kishte hetuar 37 raporte për viktima civile. Ai pretendoi se vetëm 13 nga raportet ishin të besueshme, duke shtuar se kishte rreth 61 vdekje civile të paqëllimshme. Deklarata më tej pohon se forca e udhëhequr nga SHBA po shqyrton 455 raporte për viktima civile të shkaktuara nga artileria ose sulmet ajrore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne