Ambasadori izraelit në OKB: Palestinezët nuk e kanë të drejtë e kthimit ne tokat e tyre.

New York

Ambasadori i Izraelit në OKB u shpreh se palestinezët “nuk kanë të drejtë të kthehen” në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu.

“Më lejoni të jem i qartë, nuk ka të drejtë kthimi. Ju të gjithë e dini këtë”, tha Gilad Erdan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kërkesa për kthimin e miliona refugjatëve kërkon që të zhduket e drejta e popullit hebre për vetëvendosje dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë”, shtoi ai.
Erdan gjithashtu sulmoi Kombet e Bashkuara dhe Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres, në veçanti, për kritikat ndaj operacioneve izraelite në Jenin në fillim të këtij muaji ku ushtria izraelite vrau 12 njerez dhe midis tyre 4 minoren.

Aktualisht ka 5,9 milionë refugjatë palestinezë në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, si dhe në vendet fqinje në Lindjen e Mesme, sipas UNRWA-së, Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë.

Ndërkaq, ambasadori palestinez në OKB tha se ka më shumë se 700.000 kolonë izraelitë në territorin e pushtuar palestinez, përfshirë Kudsin Lindor.

“Okupimi izraelit është një pushtim kolonial. E vetmja mënyrë që komuniteti ndërkombëtar mund t’i japë fund është të trajtojë natyrën e tij koloniale”, tha ai.

Ai bëri thirrje që rezolutat e OKB-së të përkthehen në një plan veprimi me masa që do të ndërmerren nga çdo shtet “paqedashës” për të larguar Izraelin nga rrënjosja e pushtimit të tij.

Forcat pushtuese izraelite dhe kolonët fanatikë hebrenj izraelitë kryejnë shpesh bastisje dhe sulme në Xhaminë Al-Aksa për të provokuar palestinezët. Vitet e fundit keto sulme janë shtuar shume.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit mes bastisjeve të përsëritura  te ushtrise izraelite në qytetet palestineze.

Thirrjet për komunitetin ndërkombëtar për të ndërmarrë veprime vendimtare janë bërë më të forta ndërsa konflikti vazhdon. Palestinezët kanë kërkuar që rezolutat e OKB-së të përkthehen në masa konkrete që i bëjnë presion Izraelit të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve ilegale dhe marrjen me dhune te tokave palestineze per ndertimin e kolinive izraelite. Reagimi ndërkombëtar ka qenë i përzier, me disa vende që mbështesin kërkesat e drejta dhe legjitime palestineze për vetëvendosje dhe të drejtën e kthimit ne tokat e veta nderkohe shume shtete theksojnë rëndësinë e dialogut dhe negociatave paqësore midis dy palëve.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, ne vitin 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./AA/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne