Ambasadori Kiliç dhe Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Bolton bisedojnë çështjen e pastorit amerikan

Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Kiliç u thërrit në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilloi një takim me Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Ambasadori Kiliç dhe Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Bolton bisedojnë çështjen e pastorit amerikan

Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Kiliç u thërrit në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilloi një takim me Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton

Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Kiliç u thërrit në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilloi një takim me Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Ambasadori Kiliç tha se gjatë takimit ai sërish shprehu qartë qëndrimin e Turqisë në lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO dhe çështjen e pastorit amerikan, që akuzohet për lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK.

Ndërkaq zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me këtë takim.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se ambasadori Kiliç dhe Këshilltari Bolton kanë biseduar për marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së, përfshirë edhe çështjen e pastorit amerikan.

Javën e kaluar në Uashington mes zyrtarëve të dyja vendeve u zhvilluan takime në lidhje me pastorin amerikan, Brunson, procesi gjyqësor i të cilit vazhdon ende në Turqi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne