Sulm terrorist me makinë ndaj xhamisë në qytetin Lille në Francë

Një sulmues pas namazit të akshamit drejtoi makinë e tij në drejtim të një xhamie, me të cilën u fut brenda duke e goditur portën kryesore.

 

Qyteti Lille i Francës kthehet nga pragu i një masakre.

Një sulmues pas namazit të akshamit drejtoi makinë e tij në drejtim të një xhamie, me të cilën u fut brenda duke e goditur portën kryesore.

Në këtë ngjarje nuk pati të vrarë apo të plagosur, por xhamia pësoi dëme të mëdha materiale.

Zyrtarët deklaruan se “sikur ngjarja të kishte ndodhur 10 minuta më herët do të ishte kryer një masakër e vërtetë”.

Policia franceze është vënë në kërkim të ngasësit të makinës, i cili u arratis nga vendi i ngjarjes.

Supozohet se agresori është me origjinë nga Afrika Veriore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne