Ambasadori Nathan Sales sjell direktivat e Trump-it kundër muslimanëve në Ballkan

Ambasadori Nathan Sales, Koordinator për terrorizëm pritet që nga data 14-20 tetor të udhëtojë në disa shtete të Ballkanit. Sales do të vijë me pretendimin e angazhimeve në diskutime dypalëshe mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe Kosovë. Pas këtij pretendimi e vërteta qëndron në faktin se ai do të sjellë urdhëra të reja për diskriminimin e muslimanëve dhe ortodoksëve në Ballkan.

Këto urdhëra janë direktiva të Trump, i cili gjithmonë ka diskriminuar fenë muslimane dhe muslimanët. Cdo ditë ndeshemi me diskriminime të presidentit Trump ndaj muslimanëve. Jo më larg se para disa muajsh Trump vendosi dekretin e udhëtimit, duke ndaluar imigrimin në SHBA të muslimanëve nga Çadi, Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, si dhe nga Koreja e Veriut dhe Venezuela. Ky veprim i tij u quajt antikushtetues dhe nuk hyri në fuqi.

Një hap tjetër që mesa duket Trump po përpiqet të realizojë qëllimet e tij është sjellja e urdhërave të reja diskriminuese në Ballkan nëpërmjet Ambasadorit Nathan Sales.

/Gazeta impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne